Connect with us

Kosova

SHBA po tenton të rrëzojë Kurtin/ Deklarata bombë e analistit të njohur

Ditët e fundit, diplomatët dhe zyrtarët amerikanë kanë qenë gjithnjë e më të zëshëm në paralajmërimet e tyre ndaj Prishtinës se duhet të përmbahet nga lëvizjet e njëanshme, sepse vendimet që ajo merr nuk janë në favor të vazhdimit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin.

Ndër të fundit në radhë është ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James O’Brien, i cili kritikoi ashpër vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit dhe u bëri thirrje autoriteteve të Prishtinës që ta tërheqin atë. Siç ka thënë ai, me një vendim të tillë Prishtina e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në.

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç beson se pasojat e vendimeve të njëanshme mund t’i vuajë vetëm Kurti, por jo edhe Kosova .
“Mendoj se bëhet fjalë për marrëdhëniet me politikanë të caktuar, konkretisht me Albin Kurtin, e jo për Kosovën. Amerikanët sulmuan Serbinë dhe e krijuan Kosovën për të pasur njërën nga zonat nën kontrollin në Evropë, pra në periferi të Bashkimit Evropian dhe sigurisht që nuk do të heqin dorë nga kjo” – theksoi Angjelkoviç.
Sipas tij, kryeministri Kurti është një lojtar i ashpër, i popullarizuar në Kosovë dhe se SHBA-të mund të tentojnë ta rrëzojnë qeverinë e tij, siç ka bërë tashmë.
Ish-ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç , nga ana e tij mendon se edhe Amerika e ka parë se hapat që Prishtina ka bërë në vitet e fundit nuk janë në drejtim të stabilizimit të situatës. Megjithatë, siç shtoi ai, nuk është e sigurt se do të pasojë ndonjë ndryshim drastik.
Ai shtoi se Kosova është një fëmijë amerikan i krijuar prej tyre dhe se nuk është i sigurt se janë gati të shkojnë deri në fund, t’i degradojnë marrëdhënie në çfarëdo mënyre. Ai gjithashtu beson se paralajmërimet që vijnë nga zyrtarët amerikanë nuk do të ndryshojnë shumë në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës.

Advertisement