Connect with us

Kosova

SHBA pranoi kërkesën e Kosovës/ Vuçiç “shpërthen”: Shumë të zhgënjyer

Kosova do të pajiset me një nga sistemet më të avancuara raketore anti-tank “Javelin”.  Mësohet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e  raketave antitank “Javelin”.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se kërkesa do të shkojë në Kongresin Amerikan, sipas procedurës. FSK do të rrisë kështu kapacitetet ushtarake por edhe sigurinë dhe mbrojtjen territoriale të vendit.

Në një deklaratë zyrtare pasi priti ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili e informoi për vendimin për pranimin e kërkesës, presidenti serb Aleksander Vuçiç u shpreh se vendimi ishte “shumë zhgënjyes” për Beogradin, por shtoi se Serbia do të punonte së bashku me SHBA-në për të ruajtur marrëdhëniet e mira.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, është shprehur më tej Vuçiç.

 

 

I prodhuar ne shtetet e bashkuara të Amerikës, “Javelin” kushton rreth 250 mijë dollarë por është në gjendje të hedhë në erë një tank që kushton shumëfish më shtrenjtë.

Është portabël, konsiderohet armë precize, peshon mesatarisht 22 kilogramë, pesha e predhës është 8.4 kilogramë dhe mund të shkatërrojë tanke moderne, duke i goditur nga lart, ku armatura e tyre është më e hollë.

Advertisement