Connect with us

Kosova

SHBA reagon për deklaratat e Kuvendit Gjithëserb

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se SHBA-ja dhe partnerët perëndimorë nuk pajtohen me deklaratën e miratuar më 8 qershor 2024 nga Serbia dhe Republika Sërpska, ku Kosova përmendet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Nuk e kam pasur mundësinë t’i lexoj të gjitha raportet lidhur me ‘Kuvendin Gjithëserb’, por e kuptoj që aty u përdor gjuha që thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. E kuptoj që ky është qëndrimi i tyre, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, nuk është i SHBA-së, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër” – theksoi ambasadori

Deklarata e miratuar nga dy qeveritë në kuadër të “Kuvendit Gjithëserb”, pritet të miratohet brenda 90 ditësh në parlamentin e Serbisë dhe parlamentin e Republikës Sërpska.

Në pjesën për Kosovën të deklaratës, pretendohet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë – një nga përcaktuesit e identitetit kombëtar të serbëve”.

Shumë vëzhgues të politikave ballkanike kanë paralajmëruar se “Kuvendi Gjithëserb” ishte një përpjekje e politikanëve serbë – Vuçiç e Dodik – për realizimin e projektit nacionalist e fashist për “Serbinë e Madhe” apo të ashtuquajturën “Botë Serbe”, një kopje e projektit rus për “Botën Ruse

Advertisement