Connect with us

Rajon

SHBA: Serbisë po i mbaron koha

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, tha se negociatorët evropianë dhe amerikanë duan formimin e Asociacionit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai në Asamblenë e Përgjithshme të Odës Ekonomike Amerikane theksoi se negociatorët nga Bashkimi Evropian, të cilëve u janë bashkuar edhe amerikanët, po përpiqen të zbatojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të krijojnë hapësirë, ku Kosova mund të ketë të drejtë dhe obligim të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Sipas ambasadorit, zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme që Serbia t’i përkushtohet detyrës qendrore të përgatitjes për anëtarësim në BE. Ai gjithashtu u shpreh se Beogradi heziton të harmonizohet me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, elementi më i rëndësishëm i së cilës është vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.
“Askujt nuk i pëlqen të vendosë sanksione ndaj dikujt, por pjesë e saj është nevoja për solidaritet dhe qëllim të përbashkët. Serbia duhet të vendosë. Ajo ka kundërshtuar prej kohësh sanksionet, por koha po mbaron dhe ajo duhet të bëjë atë që është në interesin e saj më të mirë. Ajo që Serbia ka nevojë dhe dëshiron të bëjë është të anëtarësohet në BE”, u shpreh Hill.

Advertisement