Connect with us

Kosova

SHBA të korrigjojë Kurtin për Shqipërinë e Madhe

Diplomati me përvojë Vladislav Jovanoviq thotë se Albin Kurti bëri një udhëtim politik të rrezikshëm në Maqedoninë e Veriut, por se mungesa e një reagimi amerikan duhet kuptuar nga prizmi i interesave të saj dhe kufijve të tolerancës që ka ndaj Prishtinës

Jovanovic beson se Kurti “hodhi një dorezë” që nuk ishte parë më parë në Shkup dhe se një veprim i tillë tregon papajtueshmërinë e interesave të tij me ato të Perëndimit.

“Kurti ka një funksion të qartë për të provokuar, për të rrezikuar dhe për të krijuar presion të kombinuar ndaj Serbisë për ta detyruar atë të reagojë dhe kjo do të nënkuptonte një konflikt me NATO-n. Megjithatë, Amerika nuk e dëshiron atë konflikt, edhe pse i përshtatet Serbisë nën presion të vazhdueshëm, interesat përkojnë deri në një pikë me ato të Kurtit, por Kurti është treguar i pabindur dhe nuk është i kënaqur vetëm me shtetësisë e Kosovës. Tani na duhet të presim që Washingtoni të korrigjojë Kurtin për Shqipërinë e Madhe” – deklaroi Vladislav Jovanoviq

Advertisement