Connect with us

Kosova

SHBA vendos për Veriun

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës, pavarësisht bojkotimit të tyre nga Lista Srpska.

Escobar në një deklarim për ‘Tanjug’ ka thënë se fakti që disa parti politike bojkotojnë zgjedhjet nuk përcakton rezultatet e zgjedhjeve dhe se SHBA do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në çdo rast.

Institucionet e Kosovës kanë thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit do të mbahen në përputhje me ligjin dhe se KQZ-ja është duke  bërë përgatitjet.

Advertisement