Connect with us

Aktualitet

Shea me strategji për Kosovën/ Porosi për Kurtin dhe LVV

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea ka shkruar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe acarimin e raporteve të saj me SHBA-në.

Ai thotë se mësimi për Prishtinën është se me minoritetin serb nuk mund të funksionojnë masat e një anshme, të papërgatitura mirë dhe të komunikuar në mënyrë të keqe, pasi sipas tij veprime të tillë vetëm i largojnë ata nga Prishtina në vend se ti inkurajojnë për integrim.

Shea ka hartuar gjithashtu edhe një strategji që sipas tij do të ndihmonte Kosovën në situatën që gjendet. Si pikë të parë ai propozon që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të tërhiqen nga retorika e ngushtë nacionaliste dhe të ndryshojnë komunikimin me pakicën serbe. Ai thotë se është evidente që në veri ka banda kriminale që kontrollohen nga Beogradi, por se Kosova gjithmonë flet për pakicën serbe vetëm për dhunë, ngatrrestarë dhe përfshirjen e Beogradit, në vend të diskutimit për ankthet e serbëve dhe bërjes së hapave për t’u afruar me ta. Sipas ish zedhenesit te NATO-s, Kosova ka nevojë për një strategji komunikimi që parandalon vendimet dhe reagimet pa konsultime dhe përmend rëndësinë e ndërtimit të besimit në mes të komuniteteve shumicë dhe pakicë.

Jamie Shea shprehet se asociacioni është bërë një kusht i nevojshëm për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin serb.

“Prishtina duhet të merret me çështjet ligjore dhe kushtetuese, jo të fshihet pas tyre” –  tha Shea.

Advertisement