Connect with us

Kosova

Shea: NATO të angazhohet për sigurinë në Kosovë, palët të rikthehen në dialog

Ish-zëdhënësi i NATO-së gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, Jamie Shea, ka bërë thirrje që trupat e NATO-së të rrisin angazhimin e tyre në Kosovë, për shkak të tensioneve të larta me Serbinë.

Ai ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor është e ndjeshme dhe sipas tij, grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk i ndihmon situates, si edhe ka kërkuar që palët të rikthehen në tryezën e dialogut.

“Nuk ka dyshim se situata në Ballkanin Perëndimor është ndjeshme, prandaj vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rëndësi të veçantë. Që nga pranvera situata ka qenë shumë tensionuar në Kosovë. Së pari ishte çështja e targave, zgjedhjet në veri, dhe së fundmi kulmoi me aksionin paramilitar në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Prezenca e Stoltenberg në Ballkan tregon se NATO-ja i ka sytë tek rajoni për të ofruar siguri dhe paqe”, ka thënë Shea, teksa vlerësoi se NATO duhet të marr më shumë masa për sigurinë e Kosovës dhe të vendos trupat përgjatë vijës kufitare në veri.

“Në asnjë formë Kosova nuk paraqet rrezik për Serbinë dhe është absurde të mendohet ndryshe. Nëse është e sigurt ajo qe tha kryeministri Kurti se Beogradi ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën atëherë kjo është diçka serioze” – deklaroi Shea

Ish-zëdhënësi i NATO-s ka thënë edhe se ndikimi i Rusisë në Ballkan ka rënë, megjithatë sipas tij akoma Moska synon që të krijoj trazira.

Advertisement