Politike
Shehi për protestat: PD mos t’u drejtohet qytetarëve vetëm për hallet e veta
Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar mosbindjen civile të opozitës.
Shehi tha se protesta është pozitive sepse iu “thotë” shqiptarëve që gjërat në Shqipëri nuk shkojnë mirë. Ndërsa, tha se ana negative e protestës është se opozita del në demonstratë edhe për hallet e saj. Sipas Shehit, opozita duhet t’ju flasë qyterarëve shqiptarë për problemet që kanë qytetarët të tilla si pensionet, pagat, pasiguria etj.
“Protesta më e rëndësishme është demonstrata e qytetarëve. Nëse mblidhen 30-40 mijë njerëz, qeveria ikën vetë sepse e sheh që nuk ka mbështetjen popullore. Protesta ka një element pozitiv, që ju kujton shqiptarëve se këtu punët nuk shkojnë mirë. Kjo është ana pozitive. Ndërsa ana negative është se protesta nuk ka konsistencën e duhur, sepse përfundon protesta e shpërndahen njerëzit. Protestuesit nuk po shtohen, lodhen dhe ata që vijnë, nëse nuk ka kauzë. Opozita duhet ta interpretojë frymën e popullit.
Opozita duhet t’ju drejtohet qytetarëve për hallet e qytetarëve dhe jo për hallet e veta. Duhet që t’ju drejtohet qytetarëve për pensionet, që të shkojnë së paku 300 mijë lekë të vjetra. Të rriten rrogat 20-30 përqind, që të ketë mundësi për kontribute për pensionistët. Rinia këtu ikën edhe për shkak të pasigurisë, sepse po vriten përditë, është mungesa e arsimit të duhur. Edhe korrupsioni është problem, sepse po vidhen shqiptarët. Opozita duhet të hyjë në parlament, sepse në parlament bëhet politika e vërtetë”, deklaroi Shehi.