Politike
Shehu: Sa më i varfër të jetë populli, aq më lehtë i sundoni
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka deklaruar se sot kjo qeveri po vlerëson mjekët në ditën e tyre duke i ngritur taksat. Gjatë fjalës së tij, në Kuvend, Shehu u shpreh se ligji për taksimin e profesioneve të lira është diskriminues. Po ashtu ai ka theksuar se edhe me rritjen e pagës për mjekët prap ata janë më pak të paguarit nga vendet e rajonit.
“Sot është dita e mjekëve dhe ju po i vlerësoni mjekët me taksa më të larta. Ju mendoni se sa më shumë të varfëroni njerëzit, sa më shumë t’i poshtëroni sq më të lehtë do e kenë njerëzit që t’iu puthin dorën. Rritja e barrës tetimore dhe fiskale e profesioneve të lira është diskriminues. Ky ligj sjell tatime ta pabarabarta. Kur thoni për biznesin e vogël 0%, për dikë tjetër 15% dhe për intelektualët 25%. Pse e bëni këtë? Sepse ju keni frikë nga intelektualët. Sa më të varfër e më të rreckosur, ju aq më lehtë i sundoni. Këtë po bëni ju me mjekët, dhe nga ana tjetër thoni se po rrisim pagat. Dhe prap me këto rritje ju prap i keni më të ulta se sa në Kosovë e në rajon. Ça rrisni rrogat ju, ju po i varfëroni më shumë akoma. Sa më shumë të rrini kështu aq më shumë do të shtypeni,” tha Shehu.