Bota
Shembet ura në Belgjikë, katër të plagosur, një në gjendje të rëndë

Katër persona u plagosën, njëri prej tyre rëndë, kur një urë autostrade u shemb pjesërisht në Belgjikën perëndimore, thanë shërbimet e shpëtimit.
Aksidenti ka ndodhur në një urë në autostradën E42, e cila kalon një kanal, pranë komunës La Louvière, pranë Mons.
Ura do të prishej dhe u mbyll për qarkullim. Shumë vinça ishin në urë dhe ranë kur ajo u shemb. Njëri prej tyre përfundoi në një maune poshtë. Sipas agjencisë belge Belga, dymbëdhjetë persona po punonin në kantierin e ndërtimit në momentin e aksidentit.
Një nga të plagosurit ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

