Connect with us

Aktualitet

Shëndeti në dorën tuaj/ Kujdes nga Takipirina

Tachipirina përdoret zakonisht për uljen e temperatures apo dhimbjet, por si të gjitha barnat mund të shkaktojë efekte anësore të cilat në asnjë rast nuk duhen nënvlerësuar, prandaj kur merrni Tachipirina, kushtojini vëmendje reagimit të organizmit. Këtu janë të përshkruara pesë efektet anësore më të zakonshme që mund të shkaktojë Tachipirina.

  1. Diarre dhe dhimbje barku

Është e mundur që pas marrjes së Tachipirinës të keni dhimbje stomaku të shoqëruara shpesh me diarre. Mund të jetë një reagim i menjëhershëm por ndonjëherë mund të ndodhë edhe që efektet e para anësore të fillojnë të shfaqen disa orë pas marrjes së ilaçit.

  1. Alergji

Tachipirina gjithashtu mund të çojë në lloje të ndryshme të reaksioneve alergjike. Nëse lëkura juaj shfaq njolla të kuqërremta, nëse ndjeni kruarje në trup, veçanërisht në gjymtyrët e poshtme, kjo mund të jetë një kambanë e rëndësishme alarmi që nuk duhet nënvlerësuar.

  1. Rritja e transaminazave

Një efekt tjetër është gjithashtu një rritje mjaft domethënëse në vlerën e transaminazave të cilat në përgjithësi janë veçanërisht të bollshme në mëlçi. Në fakt, mund të ndodhë që ata që përdorin shpesh Tachipirina të kenë transaminaza të larta.

  1. Probleme me veshkat

Ndonëse më pak të shpeshta dhe të zakonshme, ndër efektet anësore të Tachipirina gjejmë edhe probleme me veshkat që mund të kategorizohen nën emrin nefrotoksicitet. Përdorimi i zgjatur i këtij ilaçi mund të jetë i dëmshëm për veshkat dhe të ndikojë në funksionimin e duhur të tyre.

  1. Zvogëlimi i qelizave të bardha të gjakut

 

Nëse analizat e gjakut tregojnë një rënie të qartë të rruazave të bardha (leukociteve) kjo ndodh sepse keni përdorur Tachipirin.

Advertisement