Lifestyle
Shenja që tregojnë se brenda zemrës je shumë single
Të ndihesh single brenda vetes nënkupton se je mjaftueshëm i kënaqur me këtë status dhe nuk ndjen nevojën urgjente për të qenë në një lidhje. Ka shumë njerëz që mund të jenë në një lidhje, madje edhe të rëndësishme për ta, por sërish ndihen single brenda vetes. Çfarë nënkupton ky term?
Të qënit i pavarur, origjinal dhe i lirë. Nuk ke nevojë për asnjë tjetër në krah që të mbushë boshllëqet që mund të kesh sepse ja del vetë!
1.
Ti e shijon shumëëëë kohën që kalon vetëm dhe nuk ndjen nevojë të jesh në mënyrë të vazhdueshme e rrethuar nga njerëz të tjerë.
2.
Ti vlerëson më shumë se gjithçka tjetër pavarësinë dhe origjinalitetin në jetën personale dhe profesionale.
3.
Ke ndjesi shumë të fortë individualizmi dhe je shumë komode kur kujdesesh vetë për veten.
4.
Prioritet për ty janë interesat dhe hobitë e tua para interesave të partnerit.
5.
Je e kënaqur me statusin aktual të lidhjes dhe nuk ndjen asnjë lloj presioni për ta ndryshuar.
6.
E ke shumë të vështirë të mendosh për një lidhje afatgjatë apo për një martesë.
7.
Ti zgjedh të fokusohesh tek rritja dhe zhvillimi yt personal dhe jo tek ajo e lidhjes.
Si përfundim, të jesh single me zemër është shumë normale dhe zgjedhja e drejtë për secilin në jetën e tij. Për të tillë njerëz ajo çfarë është e rëndësishme të mbajnë mend është se të qënit në një marrëdhënie romantike nuk definon vlerat apo aftësitë e tua si njeri.