Rajon
Sherr i ashpër mes dy familjeve, vritet gabimisht 8-vjeçari
Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 14 tetor në Greqi ku mbeti i vrarë një 8-vjeçar rom.
Sipas informacioneve të para dy familje rome dyshohet se janë përleshur për arsye ende të panjohura dhe më pas kanë marrë armët.
Protothema.gr shkruan se nga të shtënat ka mbetur i vrarë i mituri.
Dyshohet se nëna e 8-vjeçarit ka parë autorët e të shtënave dhe ka dhënë deklaratën e saj në polici.
Ngjarja është ende nën hetim.