Politike
Sherr me një shofer kamioni, Bledion Nallbati del nga makina dhe përplaset fizikisht

Përfshihet në konflikt për motive të dobëta, kandidati në listën e sigurt të PD, Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, me një shofer kamioni.
Sipas të dhënave, mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllain janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.
Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime. Pas procedurave, të tre shtetasit janë lënë të lirë, ndërsa mësohet se shoferi po kalonte tranzit nga Kapshtica nëpërmjet Devollit.
Burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet rasti dhe çështja do të dërgohet në prokurori.

