Connect with us

Rajon

Sherr mes dy shqiptarëve në qendër të Athinës, plagoset njëri prej tyre

Dy shqiptarë u përleshën me njëri tjetrin në vendin e quajtur Platia Vathi në qendër të Athinës mbrëmjen e kësaj të marte.

Duket se ka qenë një pazar i prishur mes dy shqiptarëve, sherri i të cilëve degjeneroi në përleshje të dhunshme mes tyre.

Mësohet se autori 35 vjeç është arrestuar dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, ndërsa 55 vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin helen pasditen e së martës.

Advertisement