Aktualitet
Sherr mes nxënësve të shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet, të miturit godasin njëri-tjetrin me shkelma

Një konflikti i dhunshëm mes disa të miturve ka ndodhur ditën e sotme jashtë shkollës “Sami Frashëri” në kryqytet. Sipas informacioneve, sherri mes nxënësve të kësaj shkolle ka ndodhur pas mbarimit të mësimit.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga JOQ fëmijët kanë goditur njëri-tjetrin me shkelma dhe grushte. Ndërkohë konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugë ku qarkullojnë edhe automjete.
Pak muaj më parë një konflikt i tillë pranë shkollës “Fan Noli” rezultoi me pasoja fatale, ku 14-vjeçari Mario Përlleshaj goditi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin.

