Kronike
Sherr mes vëllezërve në Tushemisht, plagoset me thikë njëri prej tyre
Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur këtë të enjte në Tushemisht të Pogradecit. Mësohet se Denis Harizi ka plagosur me thikë, Agim Harizin. Ky i fundit ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.Ndërkohë, po vijon puna për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi Denis Harizi rreth 50 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin Agim Harizi 44 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit Denis Harizi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.