Kronike
Sherr në gjimnaz, dy adoleshente dhunojnë 17-vjeçaren
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Fier.
Tre vajza të reja përkatësisht të moshave 19, dhe 17 vjeç janë konfliktuar me njëra-tjetrën për arsye ende të paqarta.
Si pasojë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy prej tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
-E. Sh., 19 vjeçe dhe për një 17-vjeçare, të dyja banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht, me një shtetase 17 vjeçe.