Kosova
Sherr në Kosovë, ura dhe Osmani mes dy zjarreve
Analisti Mentor Nazarko, mendon se arsyeja e insistimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për hapjen e urës në lumin Ibër për trafik, eshte per interes elektorale, dhe theksoi se kjo çështje çoi në konflikt mes tij dhe Presidentes Vjosa Osmani, por edhe me Bashkimin Evropian.
“Kemi një konflikt në një pozicion shumë të qartë, mes institucioneve të Kosovës, Kryeministrit, Presidencës, partive politike, por edhe BE-së e përfaqësuar nga zëdhënësi Peter Stano dhe emisarit Miroslav Lajçak. BE-ja thotë se hapja e urës duhet të bëhet por me pare duhet te diskutohet në Bruksel, ndërsa Kosova thotë se nuk duhet të jetë pjesë e diskutimit në kuadër të dialogut” – theksoi Nazarko duke shtuar se SHBA-të i kanë bërë të qarta arsyet e sigurisë pse Kosova nuk duhet ta hapë atë urë.
“SHBA I sqaroi arsyet e sigurisë dhe këto janë çështje që duhet të bëhen temë diskutimi në Kosovë. Serbia nuk reagon në mënyrë kritike. Kjo është një nga ato kurthe që Beogradi zyrtar po përpiqet t’i vendosë Kosovës dhe nuk është çudi që hapja e urës mund të krijojë rrethana për incidente dhe konflikte mes dy komuniteteve” – deklaroi analisti I njohur.
Kujtojme se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se thirrjet e SHBA-ve për të koordinuar veprimet nuk janë kundër Kosovës. Po ashtu, ajo u shpreh se dialogu me Serbinë për urën e Ibrit është në kundërshtim me kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës.
Sipas Nazarkos, qasja që duhet të ndjek Kosova është ajo e deklaruar nga presidentja Vjosa Osmani, e cila vazhdon të mbajë komunikim të vazhdueshëm me aleatin kryesor të pavarësisë së Kosovës, SHBA-në.
“Zgjidhja është ajo e propozuar nga presidentja e Kosovës, e cila vazhdon të ruajë komunikimin me SHBA-në dhe qe është e vetmja që komunikon me amerikanet dhe perëndimorët, por jo shkoi shumë larg kur zgjodhi gjuhën e konfliktit me BE-në. Osmani tani është mes dy zjarreve, duke u përpjekur të tregojë unitetin e Kosovës dhe duke u përpjekur të përcjellë qëndrimin e SHBA-së në opinionin public kosovar” – deklaroi Mentor Nazarko