Kronike
Sherr në lokal, vritet me kallashnikov 51 vjeçari
SHKODËR- Një 51-vjeçar ka mbetur i vdekur orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sherri në Vaun e Dejës që çoi deri në përdorimin e armëve. Agron Metushi, 51-vjeç është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një 37-vjeçar.
Ndërkohë, 37-vjeçari pasi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Metushin është larguar nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
lajm ne perditesim…
Po pinin alkool bashkë deri në 3 të mëngjesit, si ndodhi vrasja e 51-vjeçarit në Vaun e Dejës
Foto ilustruese
Agron Metushi që u vra në orët e para të mëngjesit në Vaun e Dejës dhe i dyshuari për vrasjen, Alfons Palushani njiheshin me njëri tjetrin. NTV.AL mëson se viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.
Përpara ngjarjes, ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në kafenenë e fshatit ku kanë debatuar me njëri tjetrin. Autori, banor i zonës ka marrë armën pranë lokalit në banesën e tij dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit duke e lënë të vdekur Agron Metushin.
Vrasja në Shkodër, ja kush janë viktima dhe autori (EMRAT)