Connect with us

Kronike

Sherr në shkollën “Qemal Stafa”, plagoset me thikë një nxënës

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet, në shkollën “Qemal Stafa”.

Dy nxënës janë konfliktuar për arsye ende të paqarta e si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre.

‘Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar’,- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement