Kronike
Sherr për borxhin 25 mijë € në Kavajë/ Pamjet e rënda…

KAVAJË– ‘JOQ’ ka bërë publike pamjet e rënda nga sherri mes dy grupeve në Kavajë, ku shkak dyshohet të ketë qenë një borxh prej 25 mijë euro. Në video, duken disa persona të cilët sulmojnë dikë brenda një makine në lagjen “2 Sallbeg” në Kavajë, e më pas një tjetër person përfshihet në sherr.
Danjel Habibi bashkë me një 35-vjeçari me iniciale Q.B., kanë goditur me shkop bejsbolli 49-vjeçarin Zenel Lushkja. Ky i fundit ka marrë lëndime në dorë dhe në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sherri dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi prej 25 mijë euro që Danjel Habibi i kishte 49-vjeçarit Zenel Lushkja.

