Connect with us

Aktualitet

Sherri i adoleshentëve në Shkodër për një vajzë

Shkak për sherrin mes katër adoleshentëve që ka përfunduar në plagosjen e tre prej tyre mësohet se është bërë një ‘ngacmim vajzash’. Gjithçka nisi në një lokal ku ishin ulur të rinjtë në lagjen ‘Qemal Stafa’ në Shkodër.

Njëri nga tre të rinjtë që mbetën të plagosur, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç, por që nuk dihet ende cili, ka ‘ngacmuar’ me fjalë të dashurën e autorit të ngjarjes, 18-vjeçari Aldo Hasani.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Hasani, i cili i ka qëlluar me thikë tre të rinjtë e më pas është larguar nga vendngjarja. 18-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në spital. Një prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Advertisement