Connect with us

Kronike

Sherri masiv me një të lënduar/ Arrestohen 2 prej personave të shpallur në kërkim

Ditën e sotme janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë në Lezhë të cilët ishin shpallur në kërkim pas sherrit masiv të ditës së premte, ku mbeti i lënduar rëndë një i ri. Mësohet se si rezultat i kontrolleve të shumta policore që janë kryer, është bërë i mundur arrestimi i dy të rinjve, konkretisht një 20-vjeçar me inicialet R.M dhe një adoleshent 15-vjeçar me inicialet A.D.

Ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt që janë dy të rinj të tjerë, një 20-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç”.

Advertisement