Rajon
Të shtënat me armë për vendin e parkimit, raportohet për të paktën dy viktima
Të paktën dy persona janë vrarë me armë zjarri nga të shtënat që u regjistruan këtë të mërkurë në fshatin Çellopek të Tetovës.
Sipas informacioneve të para jozyrtare flitet se janë vrarë dy persona të të njëjtës familje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë përfunduar në spital.
Midis të plagosurve është autori. Motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim, shkruan Alsat. Jo zyrtarisht, mësohet se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje.