Connect with us

Politike

Sherri mes deputetëve në Kuvend, SPAK kërkon pushimin e çështjes

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes së sherrit të regjistruar në Kuvend mes deputetit të PD-së, Bledion Nallbatit dhe deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj.

Kujtojmë se për këtë çështje ishte ish-kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledar Çuçi, ai që dorëzoi i pari kallëzim penal në SPAK për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, teksa më pas edhe grupi parlamentar i PD-së dorëzoi kallëzim në SPAK për të njëjtën vepër penale.

Por, siç duket, organi i drejtësisë nuk e ka parë të arsyeshme për të hetuar në lidhje me këtë çështje.

Përplasja fizike mes deputetëve Nallbati dhe Sinajt, ndodhi gjatë seancës plenare të 30 tetorit 2023, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e Parlamentit në vazhdimësi të protestave për ngritjen e komisioneve hetimore.

Teksa Sinaj ishte duke folur deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin. Incidenti bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.

Pas përleshjes deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca plenare.

Advertisement