Politike
Sherri mes deputetëve, seanca e sotme nëpërmjet fotove
Deputeti i Rithemelimit Gledion Nallbati i është afruar me qëllim që ta ndalojë së foluri Sinën. Fillimisht ka qenë përplasje verbale më pas ka vijuar në përplasje fizike madje në një moment e ka goditur me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina.
Seanca zgjati vetëm disa minuta dhe pas përplasjes fizike, gazetarët u larguan nga salla.
Ndërkohë u njoftua dhe përjashtimi i Gledion Nallbati.
Pas disa minutash seanca vijoi por u ndërpre sërish pas disa minutash pasi deputetët e Rithemelimit nuk linin deputetët të flisnin.
“Keni ardhur me paramendim për të bllokuar seancën” i tha Nikolla deputetëve të opozitës dhe më pas ndërpreu seancën.