Kronike
Sherri mes të miturve, 14-vjeçari përfundon në spital
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.
Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.