Kronike
Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje (EMRAT)

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër.
I plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar, Bledar Bylybashi është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi:
Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

