Kronike
Sherri për bagëtitë, policia gjen armën
Sherri për bagëtitë përfundoi me një të plagosur mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjormë.
Policia përmes një njoftimi bën me dije sot se pas shumë kërkimesh ka gjetur armën e gjahut, me të cilën dyshohet se Meta Lika qëlloi në drejtim të bashkëfshatarit të tij, Rasim Tafa.
Sipas uniformave blu arma e gjahut, pushkë u gjet ne një parcelë, pranë banesës së autorit. Ndërkaq, pas ngjarjes, u arrestua 41-vjeçari Lika.
Njoftimi i plotë:
Kurbin / Pas kërkimeve të shumta, u bë e mundur gjetja në një parcelë afër banesës së 41-vjeçarit, e armës së zjarrit pushkë që dyshohet se është përdorur mbrëmjen e kaluar, nga shtetasi M. L. për plagosjen e shtetasit R. T.
Si rezultat i kërkimeve të shumta gjatë natës, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku shtetasi M. L. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. T., shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë bërë të mundur gjetjen në një parcelë afër banesës së shtetasit M. L., e armës së zjarrit që dyshohet se është përdorur për këtë ngjarje. Konkretisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️