Connect with us

Kosova

Sheshel, me deklaratë të hapur dhe kërcënuese për Europën

Në kohën e përqendrimit të vëmendjes së gjithë Bashkimit Europian dhe aleancës së NATO-së në ndërmarrjen e masave për të pamundësuar incidente apo vatër të re krize, lideri radikal serb Vojisllav Sheshel ka deklaruar se “Rusia po ringrihet dhe po përjetojmë kthimin e saj në Ballkan”.

“Në vitet 1990, kur Serbia u godit nga fuqitë perëndimore, armiqtë tanë tradicional, Rusia qëndroi anash, e pafuqishme, e dobët edhe e gjunjëzuar” – tha Sheshel duke shtuar se ai ka besim se ajo do ringritët e rikthehet, dhe kjo po ndodhë.

“Ne e dinim se do na përndiqnin, do të na shkatërronin sepse jemi rusët e vegjël të Ballkanit dhe asokohe unë publikisht e pata thënë. Por tani gjërat po ndryshojnë dhe Rusia e lavdishme do rikthehet përsëri në Ballkan”  – theksoi Sheshel.

Advertisement