Aktualitet
Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri! Identifikohet tek një 30-vjeçar

Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Shqipëri. Sipas TCH sëmundja infektive virale shkaktuar nga virusi monkeypox është diagnostikuar tek një i ri rreth të tridhjetave.
I riu ka udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë të fundit si shkak infektimi, pasi deri më tani në Shqipëri nuk kanë identifikuar ose të paktën nuk janë raportuar nga Instituti i shëndetit publik raste të prekura nga lija e Majmunit.
Simptomat e kësaj sëmundje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore. Monkeypox, i cili më parë njihej si lija e majmunit, transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si seksi, kontakti lëkurë me lëkurë dhe të folurit ose frymëmarrjen pranë një personi tjetër

