Connect with us

Kosova

Shfrytëzojeni rrugën e re/ Borrell thirrje Kurtit e Vuçiç për marrëveshjen

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se aktualisht procesi i dialogut është në një moment vendimtar me Brukselin që ka paraqitur një propozim që sipas tij vendos procesin “në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se do të takohet me Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel gjatë javës që vjen dhe se shpreson që të dy të angazhohen në mënyrë konstruktive për ta shfrytëzuar mundësinë që është duke iu dhënë.

Advertisement