Connect with us

Kronike

Shfrytëzonte 16-vjeçaren për prostitucion, kirurgu e përdorte si bashkëshorten e katërt

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e Dervish Hasit, i cili shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare. Mësohet se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi kishte dhe tre gra të tjera. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Advertisement