Connect with us

Kronike

Shfrytëzonte vajza nga Brazili dhe Kolumbia për prostitucion, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Një 36 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi rekrutonte vajza të huaja nëpërmjet faqeve online dhe i detyronte të ushtronin prostitucion. Policia bën me dije se nën hetim janë vendosur edhe 16 me origjinë nga Brazili dhe Kolumbia, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore. Mësohet se nga ky aktivitet ai ka përfituar rreth 200 mijë euro gjatë vitit. Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 6 celularë edhe 7 mijë euro.

“Rekrutonte shtetase të huaja, për prostitucion, nëpërmjet faqeve online, shpallet në kërkim 36-vjeçari. 36-vjeçari kishte përfituar rreth 200 000 euro nga kjo veprimtari, gjatë 1 viti. Procedohen penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore. Sekuestrohen 7000 euro dhe 6 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë në bashkëpunim dhe me DVKM Tiranë, në zbatim të planit të masave me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të operacionit “Escort 1”. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi:

M. N., 36 vjeç, banues në Tranë.

Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas të huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme. 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshm”, njofton Policia.

Advertisement