Connect with us

Sport

Shihet si alternativa e De Bruyne, Dani Olmo refuzon Manchester City

Manchester City është në kërkim të një mesfushori të avancuar, por ka marrë një përgjigje negative nga ylli spanjoll Dani Olmo.Mediat e ndryshme në Angli dhe Gjermani kanë raportuar se City ka dërguar një ofertë në drejtim të RB Leipzig për Dani Olmon.

Megjithatë ka qenë mesfushori spanjoll që ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka asgjë me Manchester City.
“Nuk ka asgjë me Manchester City. Jam i fokusuar në punën time te Leipzigu, në Bundesliga, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë.

City është një nga skuadrat më të mira në botë, Josko Gvardiol shkoi atje, por unë jam i lumtur këtu”, u shpreh mesfushori spanjoll.
25-vjeçari e ka nisur për mrekulli sezonin e ri duke realizuar katër gola në dy ndeshje me fanellën e Leipzig dhe ai pëlqehet shumë nga Pep Guardiola.Olmo është një dëshirë e madhe edhe e Barcelonës, por duket se spanjolli është i vendosur të qëndroj te Leipzig.

Advertisement