Aktualitet
‘Shikoje nga parakolpi’/ Shefat e komisariatit komente seksiste për vajzën e humbur
Qytetarët kanë besim te Policia e Shtetit por kjo e fundit tallet me popullin. Kështu tregojnë disa mesazhe të zbuluara së fundmi nga ‘JOQ’. Shefat e komisariatit numër 1 në Tiranë, tallen e bëjnë komente seksiste për një vajzë të mitur e cila është zhdukur. Në vend që të ishin të shqetësuar e tejet aktivë për gjetjen e vajzës, Policia komenton paraqitjen e saj e madje edhe vendet që mund të frekuentojë atjo.
Biseda në ‘Whatsapp’:
Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në komisariatin më të afërt.
Ina: Çfarë viti prodhimi është shef?
Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket.
Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi.
Ina: Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz.
Petrit Hala: Fshati që duket nuk ka nevojë për dita
Rustem Dervishi: 24/02/2005
Petrit Hala: Do pyetur ato punëtorët e atij lokalit që kishit sot për kallëzim mbase e kanë parë.
Ina: Ah, jo shef subjekti në fjalë nuk lëviz nëpër ato zona. Ka direzione të sakta me objektiva të qarta për jetën!