Connect with us

Kronike

Shisnin dr’ogë sintetike, arrestohen dy shtetas të huaj në…

Dy shtetas polakë u arrestuan nga policia e Sarandës, teksa u kapën duke shitur drogë sintetike metamfetaminë.

Së bashku me lëndën narkotike, në ambientet ku këta shtetas qëndronin u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vihen në pranga dy shtetas polakë që shisnin drogë sintetike metamfetaminë.

Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator shtetasin G. O. konkretisht në dhomën ku qëndronte vetë shtetasi G. O së bashku me shtetasin S. P., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve, të cilat dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement