Connect with us

Kronike

Shisnin kokaine e heroinë, arrestime në Tiranë

TIRANË– Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis. Të rinjtë të identifikuar si J.V 30 vjeç banues në Tiranë dhe D.Z 22 vjeç dhe ky banue në kryeqytet shisnin lëndën narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Tashmë ata do të përballen me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis, në doza, vihen në pranga autorët e dyshuar dhe u sekuestrohen lëndët narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre. Si rezultat, u goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– D. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 22-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement