Connect with us

Kronike

Shisnin kokainë në lokalin e tyre, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar në Shkodër për shitje kanabis. Këta shtetas N. K. dhe P. K. kishin përshtatur lokalin në pronësi të tyre në lagjen “Skënderbeg”.

Ambienti ishte përshtatur për përdorimin dhe për shitjen në doza, të të kokainës dhe kanabisit. Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan doza kokaine dhe kanabis. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 22 vjeç, pasi u kap në këtë lokal, me disa doza të lëndës narkotike kokainë, me vete.

Gjithashtu në lagjen “Partizani”, është ndaluar për kontroll, një 16-vjeçar që qarkullonte me motomjet. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur disa doza kanabisi, ndërsa në banesë i janë gjetur rreth 1.3 kg të kësaj lënde. Nga veprimet hetimore rezultoi se 16-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e posedonte atë, në banesë, për ta shitur në doza që i shpërndante me motomjet. Për shkak të moshës, për 16-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement