Kosova
‘Shiu u rrëzoi banesën’, si humbën jetën nëna dhe 5 vjeçari
Vërshimet e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në qytetin e Pejës një natë më parë, i morën jetën nënës dhe djalit të saj, vetëm 5-vjes.
Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur
Kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, më mediat në Kosovë dha disa detaje në lidhje me humbjen tragjike të nënë e bir.
Ajo tha se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet e ujit në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat, janë të nivelit të lartë, teksa shtoi se nga po të njëjtit kuptoi edhe lajmin për vdekjen e fëmijës 5-vjeçar.
“Ndodhi papritur, reshjet e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy jetë njerëzish. Ishin në shtëpi brenda t’u nejtë, shiu i madh e rrëzoj shtëpinë! Jam shumë e mërzitur si kryetare e Bashkësisë lokale. E di, ekipet emergjente, drejtori i Emergjenës u munduan, por aq ishte fuqia e madhe e ujit, saqë ndodhi çka ndodhi…”, u shpreh ajo.