Connect with us

Politike

Shkarkimi i kryebashkiakut dhe zgjedhjet për bashkinë Tiranë, Këlliçi zbulon: Ja pakti Veliaj-Rama

Deputeti i PD, Belind Këlliçi foli për zgjedhjet që pritet të mbahen për kryebashkiakun e ri të Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej muajit shkurt të këtij viti.

Këlliçi u shpreh i bindur se presidenti Bajram Begaj do dekretojë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës pa vonesa brenda 45 ditëve, pasi sipas tij Rama dhe Veliaj kanë bërë një marrëveshje që Veliaj të mos ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, në këmbim që ai të dalë nga burgu dhe të vendoset në arrest shtëpie.

Belind Këlliçi: Sipas meje kandidati duhet të jetë një person i fortë publikisht, duhet të jetë një person i njohur, sepse në këto zgjedhje pritet që Presidenti të vijë për të dekretuar dhe unë jam i bindur që ai do dekretojë brenda 45 ditësh zgjedhjet.
Në gjykimin tim është arritur një marrëveshje me Veliajn, që Veliaj të mos ankimojë dhe që të dalë në arrest shtëpie. Ky është deal politik midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në burime informale. Nuk e konfirmoj dot se nuk jam as gjyqtar as prokuror por ka një thashethemnaje që Erion Veliaj nuk do ta ankimojë në GJ Kushtetuese në këmbim të daljes në arrest shtëpie.

Advertisement