Connect with us

Kronike

Shkatërrohet banda në Itali, 18 shqiptarë të arrestuar

Një bandë e trafikut të drogës është shkatërruar në Itali dhe në krye të saj ishte një familje shqiptare e cila ka lëvizur sasi të mëdha marijuanë, kokainë, hashash dhe heroinë.

Sipas mediave italiane në krye të bandës ishin babai Ardian Korriku, 54 vjeç, nëna Etleva Adami 46, dhe djali Jurgen Korriku, 27 vjeç, të tre me banim në Ponte di Piave në provincën e Trevisos të cilët u arrestuan në Tiranë, më 16 nëntor.

Kryefamiljari, 54 vjeç, u cilësua nga Fiamme Gialle si një sipërmarrës i vërtetë i drogës. Një profesionist që lëvizte me vëmendje dhe që arriti të bënte fitime mijëra euro si në të mira materiale ashtu edhe në para.

Veprimtaria hetimore bëri të mundur zbërthimin e një shoqate kriminale të trafikantëve të drogës. Në kuadër të me operacionit u prangosën 19 persona, 14 nga të cilët u lanë në bord dhe 5 në ‘arrest shtëpie’.

Në pranga kanë rënë 18 shqiptarë dhe një italian, ky i fundit shofer kamioni. Operacioni ka zgjatur për më shumë se 2  vjet dhe u kooridnuar nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Venecias.

Akuza për nëntëmbëdhjetë të arrestuarit është ai i bandës kriminale që synon trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Lajm në përditësim…

Advertisement