Kronike
Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës
ITALI– Një tjetër grup kriminal shqiptar është goditur nga policia italiane. Sipas mediave vendase, janë lëshuar 7 urdhër arreste me akuzën për veprën penale trafiku i drogës. Grupi drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë të cilët sipas hetimeve nga policia italiane punësonin bashkëatdhetarë të tyre për të kryer trafikun e dorëgs në disa zona të Italisë, më konkretisht në zonën e Romës në Vitis dhe Acilis.
Policia italiane sqaron se dy prej anëtarëve të grupit janë lënë në arrest me burg, 2 prej tyre në arrest shtëpie ndërsa 3 të tjerë në qëndrim të detyrueshëm në zonën e Romës. Nuk dihet ende nëse ka persona të përfshirë në këtë grup kriminal, ndërsa pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarëve. Sakaq për arsye hetimore, identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë ende me dije