Kronike
Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 4 shqiptarët
Katër shqiptarë janë vënë në pranga nag autortetet zvicerane në pellgun ujëmbledhës të Çurit.
Mediat zviceriane shkuajnë se arrestimi i tyre ka ardhur gjatë përiudhës gusht deri në tetor të këtij viti. Prokuroria publike të Graubünden dhe policia kantonale e Graubünden arriti të identifikojë katër burra nga Shqipëria të moshave 19 deri në 39 vjeç.
Nga hetimet, në fund të gushtit në Domat/Ems u arrestua një tregtar droge 21-vjeçar. Menjëherë më pas, një 19-vjeçar u arrestua në Felsberg ndërsa në fund të tetorit u arrestuan një 25-vjeçar në Bonaduz dhe një 39-vjeçar në Maienfeld.
Në total, katër shpërndarësve të drogës u arrestuan dhe u sekuestruan 745 gramë heroinë, 315 gramë kokainë me vlerë mbi pesëdhjetë mijë franga, 820 gramë paracetamol (prerëse) dhe para në dorë me vlerë 7.760 franga. Që të katër duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë, ndonëse dy tashmë janë dëbuar nga Zvicra.