Connect with us

Kronike

Shkatërrohet banda e kokainës në Zvicër, në pranga 3 shqiptarë

Tre shqiptarë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur kanë rënë në prangat e Policisë së Luganos në Zvicër opasi akuzohen për trafik droge. Një prej tyre dyshohet të ketë qenë dhe ‘truri’ i grupit dhe merrej me organizimin e trafikimit të drogës.

Ata dolën para trupës gjykuese, e cila drejtohej nga Francesca Verda dhe u shpallën fajtorë për akuzaën e ngritur kundër tyre. Bëhet e ditur se 29-vjeçari së bashku me anëtarët e tjerë të grupit kriminal vepronin në zona të ndryshme të vendit dhe në Itali ku kishin shtrirë aktivitetin kriminal.

Prokurorja paraqiti në Gjykatë provat që sipas saj faktonin lidhjet e grupit me bandat në Itali me të cilat organizonin dhe transportin e lëndës narkotike kryesisht e llojit kokainë. Në fund u vendos që njëri prej tyre, konkretisht një 40-vjeçar të dënohet me 5 vite burgim, ndërsa një tjetër i përfshirë 27-vjeçar u dënua me 3 vite e 3 muaj burg. Pas seancës ata u transferuar në burgun e La Stampa.

Advertisement