Connect with us

Kronike

Shkeli masën e sigurisë, policia vë në pranga 37-vjeçarin

Një person ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Policia e Korçës bën me dije se në pranga ka rënë 37-vjeçari E.H., pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Ndërkohë theksohet se po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 19 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, ka vjedhur portofolin e një shtetasi, brenda të cilit kishte një shumë eurosh.

Ndër të tjera specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. P., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen nr. 16, Korçë, u gjetën 1 tavolinë ku organizoheshin dhe luheshin lojëra fati (bixhoz), zare, letra bixhozi dhe një shumë lekësh që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

NJOFTIMI:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 19 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, ka vjedhur portofolin e një shtetasi, brenda të cilit kishte një shumë eurosh.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. P., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në lagjen nr. 16, Korçë, u gjetën 1 tavolinë ku organizoheshin dhe luheshin lojëra fati (bixhoz), zare, letra bixhozi dhe një shumë lekësh që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement