Connect with us

Bota

Shkelja e hapësirës ajrore nga dronët rusë, Polonia thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Qeveria polake ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave pas raportimeve për shkelje të përsëritura të hapësirës ajrore nga dronë rusë gjatë një sulmi ndaj Ukrainës.

Kryeministri Donald Tusk është takuar menjëherë me ministrat përgjegjës për sigurinë kombëtare, ndërsa forcat e armatosura polake kanë rrëzuar disa nga dronët që hynë në territorin polak.

Si masë paraprake, autoritetet kanë mbyllur përkohësisht disa aeroporte, përfshirë atë në Varshavë dhe Rzeszów, dhe kanë paralajmëruar qytetarët të mos afrohen pranë mbetjeve të dronëve.

…..

Polonia ka rrëzuar disa objekte të ngjashme me dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi të gjerë rus ndaj Ukrainës, në një incident të paprecedentë që përfaqëson ndërhyrjen më të drejtpërdrejtë të një vendi anëtar të NATO-s ndaj aseteve ruse që nga fillimi i luftës në vitin 2022.

Ushtria polake e ka cilësuar incidentin si një “akt agresioni” dhe “shkelje të paprecedentë të hapësirës ajrore”, duke theksuar se këto veprime përbënin një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve.

Presidenti i Polonisë pritet të kryesojë një takim urgjent mbi sigurinë kombëtare, ndërsa kryeministri Donald Tusk ka deklaruar se operacioni është ende në vazhdim dhe se është në kontakt të drejtpërdrejtë me shefin e NATO-s. Ai ka thirrur gjithashtu një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar brenda orës.

Rusia shkeli hapësirën ajrore polake, Kievi: Putini po e vë Perëndimin në provë, BE duhet të përgjigjet me forcë

1757483817_andriysybiha.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin po e vë në provë Perëndimin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë “nëse nuk ka një përgjigje të fortë” ndaj veprimeve të tij. Kështu shkroi ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha në një postim në X, duke komentuar ndërhyrjen e dronëve rusë gjatë natës në hapësirën ajrore polake.

Ai bëri gjithashtu thirrje Evropës të ofrojë një “përgjigje të fortë” për të parandaluar që shkelje të ngjashme të ndodhin përsëri.

“Putin vazhdon të përshkallëzojë, të zgjerojë luftën e tij dhe të vërë në provë Perëndimin. Një përgjigje e dobët sot vetëm sa do ta provokojë më tej Rusinë, dhe raketat dhe dronët rusë do të fluturojnë edhe më thellë në Evropë”, shtoi ai.

Advertisement