Connect with us

Politike

Shkëlzen Berisha: Kjo është skandaloze, ç’punë kam unë me Gërdecin?

Shkëlzen Berisha është thirrur këtë të mërkurë si dëshmitar për çështjen Gërdeci. Ai ka thënë se thirrja e tij si dëshmitar, është lojë politike. Sipas Berishës së vogël, ai s’ka asnjë lidhje me Gërdecin. “Unë si mediun, si Bumçin, i kam pasur miq, ndaj i takoja. Thirrja ime është politike. Në mëngjes thirret i biri, në mesditë babai, pastaj jepet vendimi. Ç’punë kam unë me Gërdecin, kjo është e turpshme”, tha ai. “Tragjedia është hetuar apo jo, unë nuk jam as gjykatës dhe as prokuror. Ajo që mund të them që politizimi nuk e ka lejuar të vërtetën. Këtu janë thirrur 71 dëshmitarë. Këta ndahen në 3 kategori, ose familjare, ose punonjës të shtetit, ose të kompanisë në procesin e demontimit Unë jam dëshmitar që nuk kam lidhje me asnjë prej këtyre kategorie. Dëshmia ime nuk ka lidhje me akuzën. Unë e konsideroj thirrjen time në këtë proces, duke qenë se nuk kam asnjë  informacion që mund t’i shërbejë akuzës, e konsideroj teatër politikë Në kontekstin kur në mëngjes thirrjet djali, në drekë gjykohet babai dhe në darkë ekzekutohet masa e sigurisë”, vijoi Shkelzen Berisha.

Advertisement